×
  • Lajme
  • Botë / Thirrje për 'veprim'

    Zelensky në fjalimin e Vitit të Ri: Duhet veprim për të siguruar fitoren ndaj Rusisë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2023 | 20:53

    Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për “veprim” për të siguruar fitoren ndaj Rusisë në vitin 2024 në mesazhin e drejtuar botës për Vitin e Ri.

    Presidenti ukrainas tha se ishte një kohë “jo vetëm për dëshira, por edhe për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i realizuar ato”.

    “Viti i Ri ukrainas nuk është vetëm një kohë për përshëndetje, por edhe për veprim”, shkroi ai. “Viti ynë i Ri do të jetë ai që ne e bëjmë”.

    Ai gjithashtu nderoi mbështetësit e Ukrainës, duke thënë se “mrekullia e Vitit të Ri, por edhe mrekullia gjatë gjithë vitit, jeni të gjithë ju: të përkushtuar, të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe efektiv”.

    “Olena dhe unë u urojmë njerëzve që mbrojnë një jetë dhe energji të lirë dhe të sigurt në të ardhmen, jo vetëm për veten e tyre, por për të gjithë botën”, shtoi lideri ukrainas.

    Ndryshe, Ukraina është duke luftuar kundër pushtuesve rusë që nga 24 shkurti i vitit 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!