Presidenti i Ukrainës. Volodymir Zelensky, ka paralajmëruar një tjetër sulm të rusëve mbi Donbas.
Sipas “tgcom24” Zelensky ka thënë se nëse Putini do të ndërmarrë këtë hap, do të futet në një rrugë pa krye.
“Po përgatitemi për sulme të reja ruse në Donbas. Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë neutralizuar dhe i ashtuquajturi operacioni special ka dështuar. Populli do i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së realitetit”, tha Presidenti.
Më tej Zelensky është shprehur se ukrainasit do të bëjnë gjithçka për flamurin ukrainas, ligjin dhe jetën në atë shtet.
Ndërkohë gjatë ditëve të fundit ka pasur disa zhvillime ndërkombëtare. Suedia dhe Finlanda kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në NATO. Kryeministrat e të dyja vendeve kanë thënë se do të japin një kontribut të çmuar në aleancë dhe një anëtarësim i mundshëm, s’është parë me sy të mirë nga Kremlini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.