×
  • Lajme
  • Botë

    Trump dhe Zelensky në konferencë të tensionuar mes tyre, ndiqeni LIVE debatin mes presidentëve

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 18:51

    Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është pritur në një takim nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në “Shtëpinë e Bardhë”.

    Pas takimit, dy liderët po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

    Presidenti Trump i Tha Zelenskyt se po luan bizhoz me luftën e tretë botërore.

    Zelensky ëhstë shprehur se Ukraina e ka parë se sa e gatshme është Evropa për t’i ndihmuar, tani është radha e SHBA-ve për të treguar se çfarë di të bëjë.

    “E kam kuptuar çfarë është e gatshme të bëjë Evropa, tani dua të pyes presidentin Trump se çfarë janë gati të bëjnë Shtetet e Bashkuara”,- tha Zelensky.

    Gjatë konferencës, ai u shpreh i prerë ndaj liderit rus, duke deklaruar: “Putin është një vrasës, nuk dua kompromise.”

    Në lidhje me marrëveshjen për mineralet e rralla mes Ukrainës dhe SHBA-ve, Zelensky theksoi rëndësinë e saj, duke thënë: “Shpresoj që ky dokument të jetë një hap përpara.”

    Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky janë takuar sot në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar se si t’i japin fund luftës në Ukrainë.

    Dy liderët pritet të nënshkruajnë gjithashtu marrëveshjen, që do t’i jepte SHBA-së akses në mineralet e rralla të Ukrainës.

    Marrëveshja për mineralet, e negociuar përgjatë ditëve të fundit, do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të kosniderueshme tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, por nuk përfshin dhënien e garancive të sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, një zhgënjim për Ukrainën.

    Marrëveshja i jep Uashingtonit mundësinë që të kompensojë një pjesë nga miliarda dollarët që ka shpezuar për mbështetjen e Kievit me armatime amerikane, përmes një fondi investimi për rindërtim të lidhur me shitjen e mineraleve të rralla të Ukrainës.

    Sipas një raporti të vitit të shkuar të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, rreth 2/ 3 e fondeve të miratuara nga Kongresi për Ukrainën, janë shpenzuar në Shtetet e Bashkuara.

    Ukraina shpreson që marrëveshja do të nxisë Presidentin Trump të mbështesë përpjekjet e Kievit për të rimarrë territoret që aktualisht kontrollohen nga Rusia.

    Marrëveshja po ashtu mund të siguronte mbështetje nga Republikanët në Kongres për një raund të ri ndihme për vendin e goditur nga lufta.

    Presidenti Trump është përplasur në distancë me homologun Zelenskyy gjatë javëve të fundit, duke e kritikuar atë për mënyrën se si e ka menaxhuar luftën, duke e cilësuar atë si një diktator dhe duke i bërë thirrje që të pranojë marrëveshjen për mineralet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!