Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se pret “vendime të rëndësishme” në samitin e G7 të liderëve nga shtatë nga vendet më të pasura të botës për të ndihmuar vendin e tij të luftojë forcat pushtuese ruse, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.
“Një pjesë e madhe do t’i kushtohet Ukrainës, mbrojtjes sonë dhe qëndrueshmërisë ekonomike,” tha ai në një postim në Telegram.
Shtëpia e Bardhë thotë se G7 ka bërë përparim të mirë në një plan të SHBA-së për të përdorur asetet e ngrira ruse për të mbledhur 50 miliardë dollarë (39 miliardë funte) në vit për Ukrainën.
Zelensky, i cili po merr pjesë në samitin në Pulia, në Italinë jugore, pritet gjithashtu të nënshkruajë marrëveshje të reja sigurie me Japoninë dhe SHBA-në.
Vendet e G7, të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kanë qenë mbështetës të rëndësishëm financiarë dhe ushtarakë të Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.