×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky telefonon Erdogan, flasin për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit

    Reporteri
    22 Korrik 2023 | 15:01

    Në një bisedë telefonike me homologun turk Erdogan, presidenti ukrainas Zelensky ngriti shqetësimin për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit përmes detit të Zi, duke paralajmëruar se kështu 400 milionë njerëz mund të vdesin nga uria. Zhgënjim për lëvizjen e Rusisë shprehu edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

    “Konfirmimi i tërheqjes së Federatës Ruse nga nisma e detit të Zi ishte zhgënjyese për të gjithë ne,” – tha Martin Griffiths, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së.

    “Vala e re e sulmeve ndaj porteve ukrainase rrezikon të ketë një impakt global në sigurinë ushqimore, sidomos tek vendet në zhvillim,” – u shpreh Rosemary Di Carlo, nënsekretare e përgjithshme e OKB-së.

    Por zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin mbrojti vendimin duke deklaruar se korridori humanitar në detin e Zi përdorej nga Ukraina për të organizuar “sulme terroriste” ndaj urës së Krimesë dhe Sevastopolit.

    Ndërkohë, agjencia ukrainase e lajmeve “RBC” citoi Zelenskyn të thoshte se ura e krimes ishte një objektiv logjistik i rëndësishëm dhe duhej neutralizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!