×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Botë

    Zemër derri te njeriu, dy pacientë e kalojnë me sukses transplantin

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 23:18

    Doktorët kanë transplantuar me sukses dy zemra derri në trupat e njeriut.

    Një grup shkencëtarësh në NYU Langone Health, në Nju Jork, kryen operacionin në dy pacientë në 19 qershor dhe 9 korrik.

    Në të dyja rastet trupi i njeriut e ka pranuar zemrën e derrit pa nevojën e makinerisë, ndryshe nga pacientë të tjerë që e kanë eksperimentuar këtë transplant.

    Transplante të tilla, nga një specie në tjetrën, janë ende në fazat e para, por ekspertët e shëndetësisë kanë shpresë se do të jenë të suksesshme dhe do të ndihmojnë në gjetjen më lehtë të organeve që janë të nevojshme, sidomos për fëmijët./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!