Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, është duke zhvilluar një tur në të gjithë vendin në kuadër të zgjedhjeve presidenciale.
Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për të këtë të enjte, kjo pasi fillimisht autobusi që ai po udhëtonte është përfshirë në një aksident me një kamion në Pensilvania.
Për të vijuar udhëtimin, ai zgjodhi të nisej me një limuzinë, por edhe ky automjet është përfshirë në një aksident.
Fatmirësisht raportohet se Pence dhe pasagjerët e tjerë në makinë nuk kanë pësuar lëndime.
Ndërsa aktualisht zëvendës presidenti ndodhet në Pittsburgh, duke shpalosur platformën qeverisëse të Dondald Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.