Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka vdekur pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar.
Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdollahian, u gjetën në mëngjesin e së hënës, pas një operacioni të shpejtë kërkimi.
“Presidenti Raisi, ministri i Punëve të Jashtme dhe të gjithë pasagjerët e helikopterit janë mbytur”, i ka thënë Reutersit një zyrtar i lartë Iranian, duke kërkuar që të mos i përmendet emri.
Më vonë, vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i këtij shteti, Mohsen Mansouri.
Raisi shihej si pasardhësi potencial i Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khameneit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.