×
  • Lajme
  • Botë

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte një akt vetëshkatërrues për Iranin

    Reporteri
    22 Qershor 2025 | 21:43

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit do të ketë pasoja të rënda për vetë Teheranin.

    “Sistemi i tyre ekonomik është i varur nga kjo rrugë ujore. Nuk ka asnjë arsye që ata të shohin një hap të tillë”, theksoi ai.

    Nga ana tjetër, anëtari i komisionit iranian për sigurinë kombëtare, Esmail Kosari, u shpreh se mbyllja e ngushticës po ndodh pas sulmeve amerikane.

    Parlamenti iranian ka miratuar për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

    Tani pritet që të vendosë përfundimin mbi këtë çështje Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!