×
  • Lajme
  • Botë

    “Zgjatet” Mali Everest, kjo është shifra e re zyrtare e majës më të lartë në botë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 17:16

    Mali Everest, më i larti në botë, nga dita e sotme ka një lartësi të re zyrtare: 8848,46 m. Shifra e re u bë me dije pas matjeve të përbashkëta të qeverive të Nepalit dhe Kinës.


    Në këtë mënyrë, i jepet fund debateve mes dy vendeve, pasi Nepali thoshte se lartësia e Everestit është 8848 m, ndërsa Kina thoshte se ishte 8844 m.

    Matja e fundit përkon me atë që bëri India në vitin 1955, kur tha se Everesti ishte 8848 m i lartë.

    Gjithashtu, kjo matje hedh poshtë dyshimet se tërmeti i magnitudës 7,5 që goditi Nepalin në vitin 2015, kishte ndikuar në majën e Everestit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!