Pothuajse një në katër votues ende mendonte se kë do të votonte vetëm disa ditë para se të hapeshin votimet sot, zbulon një studim i ri.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 23 për qind e atyre që u morën në pyetje nga IpsosMORI midis të hënës dhe të mërkurës këtë javë thanë se ata ende po mendonin të ndryshonin mbështetjen e tyre.
Analiza, e bërë për Evening Standard dhe botuar sot, tregoi gjithashtu se Boris Johnson është në rrugë për të fituar shumicën.
Por hulumtimi zbuloi se gati një në katër persona që thoshin se kishin zgjedhur një parti për të mbështetur, gjithashtu pranuan se ende mund të ndryshojnë mendim.
Sidoqoftë, mediat britanike shkruajnë se ka një larmi rezultatesh në sondazhet sot.
Ndryshe, votuesit britanikë zgjedhin të enjten qeverinë e re – për herë të dytë qëkur Mbretëria e Bashkuar votoi për Brexit-in, apo daljen nga Bashkimi Evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.