×
  • Lajme
  • Botë

    Zgjedhjet presidenciale: Komisioni vendos për debat online, Trump refuzon

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 14:35

    Komisioni Amerikan për Debatet Presidenciale njoftoi më herët se debati i dytë midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, do të mbahej online të enjten e ardhshme.


    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Trump i cili ka thënë për Fox Business Network se vendimi ishte i papranueshëm dhe se nuk do të merrte pjesë në debat online, shkruan BBC.

    Trump rezultoi pozitiv me Covid-19 para disa ditësh dhe u shtrua në spital. Momentalisht raportohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Biden akoma nuk ka bërë asnjë reagim si për vendimin e komisionit, po ashtu edhe për deklaratën e Trump.

    “Unë nuk do të shkoj në një debat virtual. Nuk do të humbas kohë time”, tha Trump për Fox.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!