I riu afgan i cili u shfaq në një video dramatike teksa filmonte vetën dhe afganët tjerë që kishin hipur dhunshëm në aeroplanin transportues të ushtrisë amerikane gjatë përpjekjeve për t’u arratisur nga vendi, është zhdukur tash e dy ditë.
Hera e fundit që Matin u pa është 16 gushti, teksa po ngjitej në krahët e aeroplanit ushtarak të Ushtrisë Amerikane që po ngritej nga pista e aeroportit të Kabulit, transmeton në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Familjarët e të riut nuk e dinë ende nëse ai ka vdekur apo është gjallë.
Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se shtatë persona janë vrarë – përfshirë dy që janë qëlluar nga ushtarët amerikanë, pasi turma tentonte me dhunë të futej në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.
Gjithçka ndodhi pasi ushtria amerikane filloi me evakuimin e punonjësve të ambasadës amerikane në Kabul dhe diplomatëve tjerë perëndimorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.