×
  • Lajme
  • Botë

    Zhduket lepuri më i madh në botë, Policia thotë se dikush e vodhi atë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 9:22

    Një nga lepujt më të mëdhenj në botë është zhdukur dhe Policia po beson se ai ishte vejdhur nga shtëpia e tij në Mbretërinë e Bashkuar.


    Darius, një lepur gjigant kontinental, u pa për herë të fundit të shtunën në pendën e  tij në fshatin Stoulton në Angli, rreth 130 milje në veriperëndim të Londrës, shkruan Usa Today – transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Me përmasa rreth 1 metër e 29 centimetra, ai është mbajtësi aktual i rekordit Guinness si lepuri më i gjatë në botë, një titull që ai e mban që nga viti 2010.

    ‘Besohet se lepuri gjigant kontinental, u vodh nga kafazi i tij në kopshtin e pronës së pronarëve të tij natën e së shtunës.’, tha policia locale në një deklaratë për gazetën britanike The Telegraph.

    Pronarja e Darius, Annette Edwards, rriti shpërblimin për gjetjen e lepurit të zhdukur në 2 mijë e 750 dollarë të martën.

    Edward shkroi të dielën në Twitter se Darius ishte vjedhur dhe u lut për kthimin e tij, duke thënë se lepuri është shumë i vjetër për t’u shumuar tani.

    Kjo është tragjedia e fundit që goditi Dariusin dhe familjen e tij.

    Në vitin 2017, i vogli i Darius, Simon, ngordhi në rrethana të pashpjegueshme në një fluturim të United Airlines nga Britania në Çikago.

    Simon u gjet i ngordhur pasi Boeing 767 me të cilin po udhëtonte, zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Chicago O’Hare pas nisjes nga Londra.

    Edwards i tha gazetës Sun se ajo po transportonte Simon te pronarët e tij të rinj.

    Simon ishte blerë në emër të Mark Omanit, Steve Bruere dhe Dukës Reichardt, tre biznesmenë në Iowa që shpresonin të tregonin lepurin në Panairin Shtetëror të Iowa-s dhe të mblidhnin para për Fondacionin e tij ‘Ribbon Blue’.

    Pronarët paditën United Airlines në korrik 2017, duke akuzuar kompaninë për djegien e eshtrave të kafshës për të shkatërruar provat rreth asaj që e vrau atë.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!