Kompania gjermane biofarmaceutike CureVac ka njoftuar efikasitetin zhgënjyes paraprak në provën klinike të vaksinës së saj Covid-19.
Vaksina e saj mARN ishte vetëm 47% efektive, një nga më të ulëtat e raportuara nga prodhuesit e vaksinaveCovid-19.
Prova Herald faza 2b / 3, e kryer në rreth 40,000 vullnetarë në dhjetë shtete në Amerikën e Jugut dhe Evropë do të vazhdojë, ndërsa rastet e reja me Covid-19 shfaqen gradualisht midis pjesëmarrësve.
Një analizë përfundimtare e efektivitetit pritet në dy ose tre javë, sipas New York Times dhe Reuters.
“Ne po lëvizim shpejt për njoftimin përfundimtar. Ne jemi ende duke planifikuar të aplikojmë për miratim,” tha Franz-Werner Haas, shefi ekzekutiv i kompanisë, por specialisti i vaksinave Jacob Kierkegaard i Institutit Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare në Uashington i quajti rezultatet “katastrofike”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.