Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka votuar të dielën në shkollën “Zhviko Brajkovsi” në Butel.
Ai ka thënë se këto zgjedhje janë paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë së Veriut.
Reka është shprehur optimist se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike.
“Sot ditë e madhe, paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë. Besoj se këto zgjedhje do të jenë fer dhe demokratike dhe se me këtë do të dëshmojmë se jemi të gatshëm për integrim drejt BE-së”, ka thënë ai.
Sipas informatave të fundit vetëm 6% e qytetarëve deri në ora 10 kanë dal në votim.
Është paraparë që të votohet në 3,480 vendvotime në Maqedoninë e Veriut, por në Studeniçan (Komuna e Shkupit) nuk është hapur një vendvotim ende, ndërsa dje është votuar jashtë vendit në 32 vendvotime, shkruan Reporteri.net
Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm persona të cilët në atë moment kanë qenë në objektin ku votohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.