×
  • Lajme
  • Botë

    Zhizhek për “The Guardian”: S’shkova në varrimin e babës dhe nënës, isha i zënë me punë

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 15:45

    Filozofi i njohur slloven, Sllavoj Zhizhek, në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, ka folur për shumë gjëra rreth jetës së tij private dhe për familjen e tij.


    Në intervistën e dhënë më parë për gazetën e famshme britanike, ai flet edhe për prindërit e tij. Për ta ai thotë: “Prindërit e mi nuk ishin të rreptë, por ishin nënçmues. Nuk më pëlqenin. Të dy vdiqën në spital natën dhe kur e kuptova këtë përmes telefonit të nesërmen në mëngjes, tanimë isha para kompjuterit duke punuar”, tha ai.

    Më tutje, filozofi shtoi: “Pyetja nëse gjithçka po bëhej nën përkujdesje, i falënderova ata që po merreshin më këtë punë dhe vazhdova. U ndieva tërësisht i ftohtë, diçka nuk shkonte. Nuk po e lartësoj veten për këtë.”

    Në një intervistë më të vjetër, të dhënë në vitin 2008 për të njëjtën gazetë, Zhizheku kishte paralajmëruar se komunizmi do të fitojë. Këtë përgjigje e kishte dhënë kur nga ai ishte kërkuar ta tregonte një sekret, transmeton Gazeta Express.

    Zhizhek është studiues në Fakultetin e Filozofisë së Universitetit të Lubjanës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!