×
  • Lajme
  • Botë

    Zhvillimet në Siri, Macron: Shteti barbar ka rënë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2024 | 14:44

    Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti lajmin për rënien e presidentit sirian Bashar al-Assad të dielën dhe tha se Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Shteti barbar ka rënë. Së fundi. Unë i bëj nderim popullit sirian për guximin e tij. Në këtë moment pasigurie, u uroj atyre paqe, liri dhe unitet”, tha Macron në një postim në X.

    “Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”, shtoi ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!