Zjarret që dyshohet se u ndezën qëllimisht shkaktuan të martën djegien e mbi 100 banesave në lagjet e varfra të qytetit turistik të Valparaizos në Kili.
Banorët janë evakuuar nga zonat e banuara ndërsa nuk janë raportuar viktima.
Një zjarr i furishëm shkatërroi të paktën 120 banesa në qytetin turistik të Valparaizos në Kili.
Zjarri i provokuar të martën nga temperaturat e larta dhe erërat e forta shkrumboi me shpejtësi mbi 100 hektarë pyje për t’u përhapur në zonat e banuara.
Sipas dëshmitarëve, për shkak të rrezikut, banorët e dy lagjeve u urdhëruan të largohen menjëherë, duke humbur për pasojë çdo send me vlerë apo kafshë shtëpiake në pronësinë e tyre.
Qyteti amerikanojugor i njohur për shtëpitë shumëngjyrëshe dhe ndërtimet prej druri mobilizoi zjarrfikës nga toka dhe ajri për fikjen e flakëve.
Kushtet atmosferike vështirësuan operacionin për shuarjen ndërsa 90 mijë banesa mbetën pa energji.
Vatrat e zjarrit kanë shkaktuar katastrofa në shumë pjesë të botës në vitin që po mbaron, duke sjellë dëme të mëdha në toka dhe njerëz nga Australia e largët në Brazil, Indonezi, e deri në Arktik.
Shkencëtarët mendojnë se ndryshimet klimatike nuk janë shkaku direkt i zjarreve, por kanë paralajmëruar se një mot i nxehtë me klimë më të thatë do të kontribuojë në shpeshtimin dhe intensifikimin e fenomeneve ekstreme të natyrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.