Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali Covid në Gaziantep në Turqi. Lajmi u njoftua nga guvernatori i provincës, raporton Guardian.
Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një aparati respirator. 11 pacientët e tjerë të shtruar në pavion u transferuan në spitalet aty pranë. Shpërthimi i aparatit të frymëmarrjes së mushkërive ndodhi në spitalin e Universitetit Sanko, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu.
Zjarrfikësit dhe policia nxituan në vendin e aksidentit, ndërkohë që nisën dhe hetimet.
Viktimat ishin të moshës midis 56 dhe 85 vjeç. Qendrat e kujdesit shëndetësor në Turqi janë nën presion tani me 74% të kapacitetve të plotësuara për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në vend, janë regjistruar 1,982,090 raste të Covid-19 dhe 17,610 viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.