×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarr në një spital në Bagdad: Vdesin 82 persona, lëndohen 110 të tjerë

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 16:37

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bagdad, ku 82 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë spitalin ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19.


    Autoritetet bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 110 persona të tjerë.

    Ngjarja ka ndodhur në spitalin Ibn al-Khatib në Bagdad, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe forca të shumta policore.

    “Ekipet e mbrojtjes civile janë ende në vendin e aksidentit, duke hetuar shkaqet që çuan në këtë zjarr, i cili shkaktoi humbjen e jetës së shumë pacientëve dhe shoqëruesve të tyre,”– sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë i Irakut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!