×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarre të mëdha përfshijnë Kaliforninë, evakuohen mijëra njerëz

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 10:45

    Rreth 2,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë një zjarri të madh që ka përfshirë 10,000 hektarë tokë në qarkun Sonoma, Kincade Kaliforni.


    Zjarri po drejtohet nga erërat e fuqishme dhe po shkon drejt jugut, tha një zëdhënëse e zjarrfikëseve në Kaliforni.

    Kalifornia është ende duke e marrë veten nga zjarret e vitit të kaluar që vranë rreth 100 njerëz. Zjarri po lëviz rreth 75 milje (120 km) në veri të San Francisko, transmeton BBC, përcjell Reporteri.net

    Më shumë se 900 banorë të qytetit Geyserville, qarku Sonoma, janë urdhëruar të evakuohen.

    Gati 180,000 shtëpi janë pa energji pasi Pacific Gas & Electric ndërpreu energjinë në 15 qarqet jugore të Kalifornisë për të parandaluar rrezikun e ndonjë zjarri aksidental.

    Zjarri besohet të ketë filluar në një zonë malore afër rrugës “Kincade”dhe rrugës së “Djegur në Mal”. Shkaqet nuk dihen ende.

    Në fillim të këtij muaji, zjarret shkatërruan 4,700 hektarë në veri të Los Angeles, Kaliforni dhe detyruan mijëra njerëz të ikin nga vendi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!