Ka shkuar në 16 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Los Angeles.
Numri i viktimave ka gjasa të rritet, sipas autoriteteve.
Zjarret kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë dhe kanë shkatërruar mijëra ndërtesa.
Mediat amerikane shkruajnë se dëmet nga zjarri kapin shifra miliarda dollarë.
Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur.
Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë i tha CNN se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.