×
  • Lajme
  • Botë / Simptoma të lehta

    Zonja e Parë e ShBA’së infektohet me COVID-19

    Reporteri
    05 Shtator 2023 | 19:43

    Zonja e Parë, Jill Biden u diagnostikua të hënën me COVID-19 shoqëruar me simptoma të lehta njoftoi zëdhënësja e saj.

    Presidenti Joe Biden bëri një test pas njoftimit të infektimit të bashkëshortes së tij, por ai rezultoi se nuk ishte prekur nga sëmundja. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti do të mbahet nën monitorim dhe do të vazhdojë të testohet në mënyrë të rregullt.

    Deri sa të shërohet Zonja e Parë Jill Biden do të qëndrojë në shtëpi në qytetin Rehoboth Beach të shtetit Delauer, tha drejtorja e komunikimit Elizabeth Alexander. Të martën ajo pritej të fillonte vitin e ri akademik në Kolegjin e Virxhinias Veriore, ku ajo është mësuese e gjuhës angleze.

    Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore zonja Biden po punon me autoritetet e shkollës për të gjetur një zëvendësim të përkohshëm për orët e saj të mësimit, tha zonja Alexande.

    Zonja e Parë udhëtoi me bashkëshortin e saj në Florida të shtunën për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga uragani Idalia. Presidenti Biden më pas kaloi fundjavën në shtëpinë e tyre në Delauer. Të hënën ai mori pjesë në një aktivitet në Filadelfia dhe më pas u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

    Presidenti Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden u infektuan me Covid-19 gjatë verës së vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!