×
  • Lajme
  • Botë

    Zuzana Caputova betohet si presidente e Sllovakisë

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 21:42

    Zuzana Caputova është presidentja e re e Sllovakisë. Ajo bëri inaugurimin sot në ceremoni solemne.


    Caputova bëhet presidentja e pestë e Sllovakisë që pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në dy shtete në 1993. Presidentja 45-vjeçare ka pak eksperiencë politike por i tërhoqi votuesit të cilët shprehen të lodhur nga korrupsioni dhe politika aktuale. Ajo do të ketë një rol më tepër ceremonial, raporton VOA.

    Me profesion juriste, Caputova u bë e njohur për betejën e suksesshme që zhvilloi kundër një landfilli me mbetje toksike në qytetin e saj, Pezinok. Për këtë punë ajo u nderua në 2016 me çmimin prestigjioz “Goldman” që vlerëson punën për kauza ambientaliste.

    Presidentja Zuzana Caputova është e divorcuar dhe ka dy fëmijë. Ajo është shprehur pro të drejtave të homoseksualëve dhe është kundër përpjekjeve për të kufizuar të drejtën e abortit, prirje që e bëjnë një politikane shumë liberale në një vend katolik si Sllovakia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!