Unioni i Sindikatave zvicerane ka shtruar kërkesën për rritje page prej 5%.
Organizata e sindikatave “Unioni i Sindikatave Zvicerane”, në një deklaratë të Vetë Unioni ka kërkuar rritje të pagave në mbarë Zvicrën,përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, kjo organizat ka paralajmëruar demonstratë në Bernë më 16 shtator, në funksion të negociatave të ardhshme të pagave dhe nuk përjashton përdorimin e veprimeve energjike për të arritur objektivat e saj.
“Në vitin 2023 pagat reale u ulën për të tretin vit radhazi: diçka e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në deklaratën e tyre.
Në këtë kuptim, presidenti Pierre-Yves Maillard, i cituar në komunikatë, sjell një “vjeshtë sociale vendimtare”. Prandaj ai bën thirrje për një “rimëkëmbje serioze të pagave” në mënyrë që të ndalet “rënia e fuqisë blerëse”. Sipas Unionit, pagat aktuale janë gati 3 për qind më të ulëta se sa ishin në vitin 2020. Megjithatë ekonomia po ecën mirë, papunësia është e ulët dhe punëdhënësit ankohen gjithashtu për mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.