Zvicra njihet për dëbimet e shumta ndaj të huajve që shkelin ligjet e saj, edhe në rast se ndonjëri ka marrë nënshtetësinë e saj. Megjithatë, shifrat e fundit flasin se dëbimet duhet të jenë dyfish më shumë, shkruan 20min.ch.
Sipas statistikës së dënimeve, vitin e fundit janë dëbuar 1895 persona, që përbën rreth 49 për qind të personave që është dashur të dëbohen në bazë të katalogut të dëbimit. Në 2020 u dëbuan 2012 persona, kurse më 2019 plot 2118 persona.
Më konkretisht, sipas katalogut të dëbimeve, një i huaj që kryen vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje të dhunshme, pedofili dënohet me dëbim nga shteti për pesë deri 15 vjet. Në 41 për qind të rasteve, të dënuarit e tillë qëndrojnë përsëri në Zvicër. Gjykatësi mund të shmang dëbimin në rast se te dorasi sheh kushte të vështira personale.
Gati më së shumti që përfitojnë nga vështirësitë personale dhe mbesin akoma për të jetuar në Zvicër, janë vjedhësit, ku 35 përqind e tyre nuk jane dëbuar. Gjykata zakonisht vendos në favor të mosdëbimit, ndaj të dënuarve që kanë lindur dhe janë rritur në Zvicër.
Por në rast kur bëhet fjalë për “vrasje e mbetur në tentativë”, 88.6 përqind e tyre janë dëbuar; për plagosje të rëndë 47 përqind; për pornografi të dënuar 9 përqind, kurse ndaj akteve seksuale që përfshijnë fëmijët përqindje e dëbimit është 34.
Vetëm te rastet e vrasjes nuk ka kurrfarë “mëshire” dhe dëbimi ndodh në 100 përqind.