Zvicra do të zgjerojë listën e aeroporteve të huaja nga të cilat do të kërkojë detyrimisht të dhënat personale mbi pasagjerët. Listës ekzistuese do t`i shtohen edhe 15 aeroporte të tjera.
Në mesin e tyre do të jenë aeroportet e qyteteve si: Bangkok, Bejrut, Ankara, Kiev dhe St. Petersburg, shkruan srf.ch, transmeton albinfo.ch.
Në aeroportet e përfshira në këtë listë, kompanitë ajrore, para nisjes së fluturimit detyrohen që t`ua dorëzojnë autoriteteve zvicerane të dhënat personale të pasagjerëve të tyre.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) thotë se përmes kësaj mase synon luftimin më të suksesshëm të hyrjes së kundërligjshme të të huajve në Zvicër dhe kontrollimin më të mirë të kufijve.
Të dhënat e dorëzuara në këto raste do të fshihen pas 24 orëve.
Deri tash, detyrimi për dorëzimin e të dhënave të pasagjerëve ishte në fuqi për 27 aeroporte të 21 vendeve, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për aeroportet: Sao Paulo, Abu Dhabi, Doha, Peking, Shanghai, Dubai, Dar es Salaam, Nairobi, Prishtinë, Istanbul, Moskau, Casablanca, Marrakesch, Neu-Delhi, Hongkong, Mumbai, Muskat, Algier, Beograd, Johannesburg, Kairo, Kapstadt, Montreal, Rio de Janeiro, Toronto, Tunis dhe Singapur.
Ky detyrim ishte futur mbi bazën e një analize të rrezikshmërisë, shkruan SEM.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.