×
  • Lajme
  • Botë

    Zvicra konfirmon rastin e parë të coronavirusit me variantin indian

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 16:26

    Zvicra ka zbuluar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit të zbuluar fillimisht në Indi, ka thënë Autoriteti i Shëndetit Publik të shtunën.


    “Rasti i parë i variantit indian të COVID-19 është zbuluar në Zvicër”, shkroi Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës në Twitter.

    Varianti i virusit u gjet në “një pasagjer i cili po kalonte tranzit përmes një aeroporti”.

    India po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të infeksioneve, duke regjistruar 346.786 raste të tjera të shtunën – shifra më e lartë e regjistruar nga një vend i vetëm që nga fillimi i pandemisë.

    Vendet e tjera kanë qenë në gatishmëri të lartë për variantin, të njohur si B1617, që kanë ndaluar fluturimet me Indinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!