×
  • Lajme
  • Botë

    Zvicra miraton përdorimin e vaksinës kundër COVID-19

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 8:32

    Autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) të zhvilluar dhe prodhuar nga shkencëtarët e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech.


    Agjencia kompetente qeveritare zvicerane Swissmedic njoftoi sot se ka lëshuar një leje përdorimi për vaksinën anti-Covid, bazuar në rekomandimin e ekipit shkencor që shqyrtoi të gjitha rrethanat. Swissmedic nuk ka zbuluar se kur do të fillojë vaksinimi masiv në Zvicër.

    Vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech më herët është miratuar nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-të, në të cilat tashmë ka filluar vaksinimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!