×
  • Lajme
  • Botë

    Zvicra raporton për 8737 raste me coronavirus në 72 orët e fundit

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 14:15

    Numri i të infektuarve në Zvicër nga koronavirusi po vazhdon të rritet.


    Në 72 orët e fundit në Zvicër dhe në principatën e vogël fqinje të Lihtenshtajnit, janë raportuar 8737 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 83.159, shkruan agjencia Reuters.

    Numri i të vdekurve është rritur për 14, ndërsa shifra totale ka shkuar në 1837.

    Zvicra të dielën ka prezantuar masa më të ashpra për të luftuar valën e dytë të pandemisë, ku është bërë e obligueshme mbajtja e maskave dhe ndalimi i tubimeve në masë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!