×
  • Lajme
  • Botë

    Zvicra shtrëngon masat kundër COVID-19

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 22:06

    Vala e pestë e koronavirusit dhe intensiteti i lartë i rasteve të reja me COVID-19, ka shtyrë autoritet zvicerane që të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.

    Po ashtu do të ashpërsohen masat kundër atyre që ende nuk janë vaksinuar.

    Masat e reja vijnë pasi autoritet parashikojnë se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e mëparshme.

    “Vetëm ata që janë të vaksinuar ose kuruar do të kenë qasje në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Federal.

    Tubimet private do të kufizohen në vetëm 10 persona.

    Shumica dërrmuese e pacientëve në kujdesin intensiv në Zvicër, janë të pavaksinuar.

    Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, tha se “numri është trefishuar në muajin e fundit”.

    Më shumë se 66 për qind e popullsisë prej 8.6 milionë banorësh të Zvicrës është vaksinuar, me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!