×
  • Lajme
  • Botë

    Zvicra vendi më i mirë në botë për të drejtat e grave

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 16:23

    Zvicra është vendi më i mirë për të drejtat e grave, pasi promovon barazinë brenda shtëpisë dhe në vendin e punës.


    Kjo bëhet e ditur në raportin e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

    Sipas raportit, Zvicra pasohet nga Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia si vendet me performancën më të mirë në promovimin e të drejtave të grave.

    Hulumtimi që përfshinë 120 vende, ka për bazë mënyrën se si përballen këto vende me diskriminimin ndaj gruas, përmes ligjeve dhe reformave politike.

    Ndërkohë Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni janë në fund të listës në raportin e organizatës që u bë publik më 8 mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Pavarësisht nga një përceptim global se barazia gjinore është një përparësi urgjente, ne po lëvizim shumë ngadalë në mbylljen e hendekut të barazisë gjinore dhe në disa vende ai madje është zgjeruar”, ka deklaruar shefja e stafit të OECD-së”, Gabriela Ramos.

    Sipas raportit, femrat zënë më pak se një të katërtën e ulëseve në parlamentet e vendeve në nivel botëror.

    Duhet të jemi më të mençur në mënyrën se si i hartojmë dhe zbatojmë politikat dhe të mbajmë më shumë përgjegjësi për rezultatet, përndryshe mund të kalojnë edhe 200 vjet të tjerë për të arritur barazinë gjinore”, ka shtuar ajo.

    Më 8 Mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe në shumë vende të botës mbahen greva e protesta për të kërkuar barazi gjinore si dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj diskriminimit gjinor./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!