Zvicra është zyrtarisht vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar, thuhet në një raport të revistës CEOWORLD.
Pas saj renditet Norvegjia, e pasuar nga: Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut.Revista CEOWORLD e bazon vlerësimin e saj në disa shpenzime për jetesën, përfshirë: strehimin, veshmbathjen, ushqimet, internetin, transportin dhe ngrënien jashtë.Këto të dhëna pastaj futen në një indeks, duke përdorur Nju Jorkun – qytetin më të shtrenjtë në botë – si pikë reference.Nju Jorku ka 100 pikë në indeks.
Rrjedhimisht, një vend me më shumë se 100 pikë është më i kushtueshëm se Nju Jorku, ndërsa me më pak sinjalizon se është më i lirë.
Në listën prej 132 vendesh, Kosova renditet e 124-ta.Sipas kësaj liste, vendet më të përballueshme për jetesë janë: Pakistani, Afganistani, India, Siria, Uzbekistani, Kirgizia dhe Tunizia/REL.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.