Pentagoni do të marrë dozat e para, të destinuara kryesisht për personelin mjekësor ushtarak kur vaksinat miratohen nga autoritetet shëndetësore të ShBA.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë kanë planifikuar të vaksinohen kundër COVID 19 javën e ardhshme, deklaruan zyrtarët e Pentagonit të ngarkuar me shpërndarjen e vaksinave, shkruan Aljazeera dhe transmeton Zeri.info
Thomas McCaffery, zëvendësministër i Shëndetësisë në një konferencë shtypi deklaroi se “Departamenti i Mbrojtjes i SHBA pret afër 44,000 doza të vaksinës Pfizer javën e ardhshme,”
“Ne plotësisht besojmë se mund të fillojmë vaksinimin brenda 24 deri në 48 orë pas miratimit,” tha gjenerali Ronald Place, drejtori i agjencisë shëndetësore në Departamentin e Mbrojtjes.
Përveç mjekëve ushtarakë dhe personelit shëndetësor në gjashtëmbëdhjetë baza ushtarake në Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Koreja e Jugut dhe Japonia, “një numër i vogël i zyrtarëve të lartë do të vaksinohen vullnetarisht në publik për të dërguar një mesazh të efikasitetit dhe sigurisë së vaksinës”.
Do të jenë sekretari i përkohshëm Christopher Miller, zëvendësi i tij David Norquist dhe shefi i shtabit gjeneral Mark Milley, si dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.