×
  • Lajme
  • Botë

    Zyrtari serbo-boshnjak i dënuar për krime lufte vdes nga Covid-19

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 15:49

    Momcilo Krajisnik, një ish zyrtar serbo-boshnjak i cili u dënua për krime lufte nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, ka vdekur pasi u infektua me koronavirus.


    75-vjeçari u dërgua në spital në fund të gushtit pasi shëndeti i tij u përkeqësua, raportojnë Al Jazeera.

    Krajisnik u dënua me 20 vjet burg nga gjykata e KB për krimet e luftës në Hagë, për përndjekjen dhe dëbimin me forcë të joserbëve gjatë luftës 1992-95. Ai u la i lirë nga një burg britanik në 2013 pasi vuajti dy të tretat e dënimit.

    Krajisnik shërbeu si kryetar i parlamentit serb të Bosnjës gjatë konfliktit që shpërtheu pas shpërbërjes së federatës Jugosllave në vitet 1990.

    Rreth 100,000 njerëz u vranë dhe 2.2 milionë të tjerë u zhvendosën në luftën e Bosnjës, e cila shpërtheu ndërsa rivalitetet komunale copëtuan Jugosllavinë pas rënies së komunizmit, derisa një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Amerika i dha fund konfliktit.

    Shumë serbë e konsiderojnë Krajisnik dhe zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës si heronj, pavarësisht nga dënimet e KB për krime lufte kundër tyre. Pas lirimit, Krajisnik u prit si një hero nga mijëra serbë kur u kthye në bastionin serb të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Pale.

    Bosnja ka më shumë se 23,635 raste me COVID-19 dhe 705 vdekje deri më tani, sipas Universitetit Johns Hopkins.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!