Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfiskuar 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë.
Në njoftimin e MSH-së, shtohet se produktet janë sekuestruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa i dyshuari, shtetas turk, është ndaluar nga autoritetet.
Njoftimi i plotë:
Konfiskohen 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se pas një aksioni të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe institucioneve tjera të sigurisë, bashkë me Inspektoratin Farmaceutik, i cili ka marrë pjesë në sekuestrimin e 860 flakonave të substancës botox, të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.
Produktet janë sekuestruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa i dyshuari, shtetas turk, është ndaluar nga autoritetet.
Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë inspektimet dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë për të parandaluar raste të tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.