×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bravo nanush, po m’pëlqen”, Zemaj krenohet kur Besa Gaxherri përplaset me Arbërie Nagavcin

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 12:02

    Kryesuesja e seancës, Besa Gaxherri është përplasur me deputeten e LDK-së, Besa Gaxherri.


    Gaxherri po kërkonte fjalën nga nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, për të replikuar rreth ankesës së saj për kushtet e Kuvendit për seancën e sotme solemne ku do të jetë prezent komisioneri i BE’së për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

    “Unë nuk po du me ma përthy fjalën që du ti, unë po du me folë çka du unë, jo me ma ndërpre ti”, i ka thënë Gaxherri Nagavcit, derisa e kishte të ndalur mikrofonin.

    Në këtë përplasje Gaxherri nuk ka qenë vetëm, pasi i ka dalë në mbështetje ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Në këtë moment, ministri i Shëndetëissë, Armend Zemaj, ka përkrahur Gaxherrin.

    “Bravo nanush, po m’pëlqen”, i ka thënë Zemaj Gaxherrit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!