×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 24 orëve Policia gjobit 792 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 9:13

    Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin  e përhapjes së  COVID-19.


    Për 24 orë janë shqiptuar 792 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

    Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

    Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!