×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 24 orëve, vetëm 14 qytetarë dënohen për mosrespektim të masave anti-COVID

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 10:03

    Ka rënë dukshëm numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për ata persona që nuk janë duke i respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me rekomandim të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për luftimin dhe mbrojtjen kundër virusit COVID-19.


    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 14 tiketa në bazë të ligjit për Pandeminë, nga Policia e Kosovës.

    Ndryshe, ky ligj ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020,i cili përmban 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

    Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!