×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 7 muajve, 2569 qytetarë kanë hequr dorë nga pasaporta kosovare

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 22:26

    Numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të shtetësisë kosovare.


    Edhe vitin e kaluar ishte një numër i madh i tyre që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të shtetësisë, raporton Indeksonline. Ndërsa, vitin e kaluar 5 mijë e 481 persona hoqën dorë nga shtetësia kosovare.

    Përveç këtyre, ka edhe të huaj që janë të interesuar të pajisen me shtetësi të Kosovës.

    Sipas këtyre statistikave, nga 1 janari deri me 31 korrik, kanë kërkuar të pajisen me shtetësi të Kosovës 305 persona.

    Ndërsa, në vitin e kaluar 638 persona, të cilët vinë kryesisht nga shtetet fqinjë.

    Ndërsa, pjesa dërmuese e atyre që kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia kosovare janë nga Gjermania, por ka edhe nga Austria e Sllovenia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!