×
  • Lajme
  • Lajme / Pamjet

    Brenda banesës së Dardan Krivaqës ku u vra Marigona Osmani, në foto shihet shkopi i bejsbollit

    Reporteri
    29 Maj 2024 | 14:22

    Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje nga banesa ku dhe ka ndodhur ngjarja tragjike, e të cilat këto pamje janë administruar si prova gjatë procesit gjyqësor.

    Në këto shkrepje nga kamerat e sigurisë vërehet se në radiatorin e banesës së Dardan Krivaqës, ndodhej edhe një shkop bejsbolli.

    Në gusht të vitit të kaluar, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, derisa Arbër Sejdiu me 15 vite burgim, i shpallur fajtor për bashkëpjesëmarrje në “vrasje të rëndë”.

    Mirëpo, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apelit e riktheu në rigjykim rastin.

    Të premten e 24 majit, ishte seanca e rigjykimit, ku Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu u deklaruan të pafajshëm, dhe seanca e radhës për këtë rast u caktua për një datë tjetër, ku gjykimi do të vazhdojë me administrimin e provave materiale.

    Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa thuhet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

    Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!