Dy raste të ndara vdekjesh kanë ndodhur në rajonin e njëjtë, atë të Gjakovës, dhe atë vetëm brenda një ore. Njëri u vra në orën 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që tjetri dyshohet se vrau veten një orë pas.
Mirëpo, këto nuk ishin koiçidencat e vetme, pasi që të dy të vdekurit kanë të njëjtën moshë. Të dy, njëri nga Rahoveci e tjetri nga Malisheva, ishin 32 vjeç, shkruan Reporteri.net.
Sidoqoftë, Prokuroria Themelore në Gjakovë po merret me të dyja rastet, për të cilat kanë dhënë detaje.
“Në orët e para të mëngjesit, pikërisht rreth orës 06:00, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima N.M, ishte 32 vjeç dhe trupi i të njëjtit është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij”, thotë Prokuroria për rastin e parë.
“Sot në mëngjes rreth orës 07:00 të mëngjesit, nga ana e Policisë, Prokuroria ka pranuar informatën se në fshatin Senikë, Komuna e Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë, ku i ndjeri S.Z., 32 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij”, thotë Prokuroria për rastin e dytë.
Sidoqoftë, këto dy raste nuk kanë asnjë lidhje njëri me tjetrin, mirëpo këto rrisin numrin e të vdekurve nga armët e zjarrit, i cili është mjaft i lartë këtë vit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.