Ka mjaftuar një ditë, që të gjitha terminet për aplikim për vizë pune në Ambasadën Gjermane për muajin tetor të mbushen.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se të gjitha terminet tashmë janë mbushur.
“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur”, ka bërë të ditur Ambasada.
Ndërkaq ka njoftuar se në fillim të tetorit do të hapet afati për listën e pritjes të muajit nëntor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.