Dhuna në familje është një nga dukuritë që ndodh më së shpeshti në vendin tonë. Viktima të kësaj dhune janë gratë, prindërit, fëmijët, por edhe burrat. Kurse vetëm në ditën e djeshme në Kosovë janë raportuar 9 raste të dhunës në familje.
Sipas njoftimit të policisë një grua ka raportuar gjatë ditës së djeshme se burri i saj ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikike. Viktimës e cila është nënshtetase e Shqipërisë i është ofruar edhe ndihma mjekësore. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 18:30 në Prishtinë.
Por, Prishtina nuk është komuna e vetme ku dhuna në familje është prezente. Dje edhe në Gjilan një grua ka denoncuar burrin e saj në polici, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gruaja pas sulmit ka marrë tretman mjekësor.
Rasteve të dhunës në familje nuk ju ka shpëtuar as Komuna e Prizrenit, kjo sepse vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy prej tyre. Një burrë me probleme psikike është arrestuar dje rreth orës 17:00, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje. Rasti në polici është paraqitur nga gruaja e tij.
Ndërkaq tre orë më pas është arrestuar edhe një person tjetër, pasi ky kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Pas sulmit viktima është dërguar për trajtim mjekësor, kurse policia njofton për media se ai ka pësuar lëndime të lehta.
Komuna ku në ditën e djeshme ka pasur më së shumti raste të dhunës në familje është ajo e Pejës, ku vetëm dje janë raportuar tre raste. Policia ka bërë të ditur për media se është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar një burrë dhe një grua tjetër. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.
Ndërkaq, mëngjesin e djeshëm një burrë është arrestuar pasi që ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Gjithashtu mbrëmë rreth orës 22:20, një burrë në Pejë është arrestuar pasi njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Kurse në Rahovec babai ka raportuar në polici se burri i vajzës së tij po ushtron dhunë ndaj kësaj të fundit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Rahovec dhe më pas ajo është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj.
Edhe në Gjakovë gruaja ka denoncuar burrin e saj në polici, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ajo pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor, kurse policia ka njoftuar se lëndimet janë të lehta.
E dhunës në familje dje nuk i ka shpëtuar as komuna e Deçanit. Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj gruas së tij