Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ngrit një komision vlerësues për dëmet e shkaktuara nga breshëri i mbrëmshëm në disa prej fshatrave të kësaj komune.
Ai ka kërkuar që të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët të kompensohen.
Sipas tij, dëmë janë shkaktuar te fermerët në fshatrat Pobërgjë, Lloqan e Dranoc.
“I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ngrit një komision vlerësues, dhe së bashku me komisionin komunal të përgatisim raport detal për të gjitha dëmet e shkaktuara e pastaj të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët tanë të kompensohen. Të dashur fermerë, ju bëjmë thirrje që më së largu deri ditën e premte t’i paraqitni kërkesat tuaja pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit”, ka shkruar Stojkaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.