×
  • Lajme
  • Lajme / Mot i paqëndrueshëm

    Breshri i madh shkatërron kulturat bujqësore në disa pjesë të vendit

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 8:34

    Stuhi të mëdha shiu përfshinë pasditen e djeshme pjesë të Kosovës.

    Reshjet e shiut ishin të shoqëruara edhe me breshër, që në disa rajone ra në sasi të madhe. Më së shumti u goditën rajoni i Prizrenit dhe Dragashit.

    Pastaj, Ferizaj, lokalisht edhe rajonet tjera.

    Për pasojë shumë kultura bujqësore janë dëmtuar.

    Gjendje më e rënduar nga reshjet ishte  Opojë dhe fshatrat përreth, ku uji ka marrë rrugët duke depërtuar edhe nëpër shtëpi.

    Mot i paqëndrueshëm pritet edhe sot. Sipas Prishtina Weather, që nga orët e para të ditës së enjtë apo mesdita, rrebeshe shiu dhe bubullima pritet të përfshinë pjesët veriore të vendit, duke kaluar më vonë pasdite edhe në pjesë tjera.

    Vende-vende mund të priten akumulime më të shumta reshjesh, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje të shpejtë.

    Temperaturat minimale zbresin në 17C e 18C, derisa rënie shënojnë edhe maksimalet në 25C e 27C . /Reporteri.net/

    Mot i paqëndrueshëm edhe sot, diell e rrebeshe shiu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!