×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Brezovica me rrugë papastruara nga bora e pa rrymë, turistët detyrohen të anulojnë rezervimet

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 10:43

    Reshjet e borës kanë bllokuar rrugën që çon për në Brezovicë.

    Në adresë të gazetës online Reporteri.net kanë ardhur pamje të veturave që kanë mbetur të bllokuara si pasojë e mospastrimit të rrugës.

    Për pasojë turistët që kanë bërë rezervimet për të shijuar natyrën e Brezovicës janë detyruar të anulojnë prenotimet që kanë bërë.

    Përpos rrugëve të papastruara, ata kanë thënë se në Brezovicë ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

    Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta në Kosovë po vazhdojnë që nga fillimi i javës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!