×
  • Lajme
  • Lajme

    Brnabiq e quan “dreq” kryeministrin Haradinaj

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 11:44

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, nuk po ndalet se përdoruri terma ofendues ndaj shqiptarëve në përgjithësi, por edhe ndaj krerëve shtetërorë.


    Tani ajo ka folur për Haradinaj, duke lënë të nënkuptohet se e konsideron si “djall”, shkruan Reporteri.net.

    Siç shkruan agjencia BETA, Brnabiq i ka dhënë këto komente sot, pasi u pyet lidhur me deklaratat e saj për “njerëzit e malit”.

    “Do të doja që kurrë të mos takohesha me Haradinajn. Ju e dini për çfarë krime të tmerrshme u dyshuar. Por unë duhet të merrem edhe me djallin për hirë të Serbisë”, ka thënë Brnabiq.

    Ndërkohë, Brnabiq ka theksuar se nuk është penduar për deklaratat e para disa ditësh, duke shtuar se ato nuk ua drejtoi popullit shqiptar. Brnabiq tha se ajo ishte tregues se nuk ka respekti për presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

    Sidoqoftë, deklarata e kryeministres serbe se “shqiptarët janë njerëz që kanë zbritur nga mali”, u cilësua si racizëm dhe u kritikua edhe në Serbi. Nga Kosova u krijua një fushatë ironizuese ndaj deklaratave të saj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!