Miratimi i Rezolutës me të cilën pretendohet se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë është vetëm një masë tjetër që ka për qëllim parandalimin e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, kështu u shpreh sot kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.
Ky veprim sipas Brnabiq e bën gjithnjë e më të dukshëm dallimin politik midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Reporteri.net.
Brnabiq theksoi se thekson se politika e Beogradit është një politikë paqeje dhe kompromisi, një politikë që punon të ardhmen e rajonit dhe kushte më të mira për jetesë, para së gjithash për të rinjtë ndërsa për politikën e Prishtinës tha se është politikë e miteve dhe jo informacioneve faktike.
Kryeministrja serbe tha se është e bindur që autoritetet e Prishtinës për veprime të tilla po nxiten dhe përkrahen nga jashtë.
“Ne duhet të merremi me unifikimin e serbëve në Kosovë dhe Metohi, zgjedhjet për vetëqeverisjet lokale, të cilat janë shumë e rëndësishme, kjo duhet të konfirmojë unitetin e serbëve dhe të krijojë një atmosferë referendumi”, tha u shpreh Brnabiq.
Ajo u bëri thirrje të gjithë serbëve në Kosovë të dalin zgjedhjet e së dielës për të konfirmuar forcën e serbëve, popullit serb në Kosovë. /Reporteri.net